www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kaloi 1 tetori, shkolla në Vizbeg ende askund! Jeton Shaqiri kritikon Darko Kostovskin për zvarritjen

Posted on October 11, 2023October 11, 2023 by User User1

Ishte paraparë që më 1 tetor të lëshohet në përdorim, por ditët po rrjedhin dhe Shkolla Fillore në Vizbeg të Shkupit ende nuk është në shfrytëzim nga nxënësit. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në “10 Minuta” në TV21 akuzoi kryetarin e Butelit, Darko Kostovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së për zvarritjen e procedurave që i takojnë kësaj komune. 

“Tash është i 11 dhe janë duke shkuar ditët. Çfarë ndodh? Shkolla e Vizbegut, çdo lloj procedurë që është për pranim të objektit, është dorëzuar nga ana e Ministrisë së Arsimit sepse është bërë verifikimi i objektit ndërtimor të shkollës Vizbeg në Komunën e Butelit. Fillimisht kemi pasur një diskutim me kryetarin e Butelit, Darko Kostovskit për çështjen e emrit, pasi unë si ministër do të doja të kishim një debat më të gjërë.
Gazetari: A është vendosur emri?
Po…
Gazetari: Si është vendosur?
Duhej të kishte një debat më të hapur nga ana e banorëve të cilët shumica janë shqiptar për të propozuar emra, të cilat Këshilli i Komunës së Butelit do t’i pranonte, por nga ana e Komunës kishte një rezistencë sa i takon emrit. Dhe për të mos i zvarritur procedurat, unë si ministër vendosa që shkolla fillore të quhet “Shkolla Fillore Vizbeg”, tha Shaqiri.

Pas kësaj, siç bëri të ditur Shaqiri është hapur edhe çështja e emërimit të drejtorit dhe sipas tij, është formuar komision i cili tashmë do t’i udhëheqë këto procedura.

Shaqiri gjithashtu kritikoi Kosotovskin edhe për mospërmbushjen e premtimit të paraparë me marrëveshje – asfaltimin e rrugës që shpie deri te shkolla Vizbeg.

Sipas Jeton Shaqirit, i gjithë investimi në këtë shkollë është nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe komuna si institucion themelues, nuk ka marrë përsipër asnjë obligim, ndërkaq tani merret vetëm me çështjen e emrit dhe emërimit të drejtorit, që sipas tij, është politik./TV21

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara