www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bytyqi: Gjermania me rritje negative të ekonomisë, kjo do të ndikojë edhe te ne

Posted on October 11, 2023October 11, 2023 by User User1

Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi thotë se sipas parashikimeve të reja të FMN-së, Gjermania si partneri më i madh tregtar i Maqedonisë do të ketë rritje negative në ekonomi dhe e gjithë kjo do të ndikojë edhe në ekonominë e Maqedonisë.
Projeksionet për tregun tonë më të madh të eksportit, Gjermaninë, janë se ekonomia në vitin 2023 do të arrijë një rënie reale prej -0,5%, ndërsa projeksionet për pjesën tjetër të vendeve me të cilat kemi shkëmbimin më të madh të tregtisë së jashtme janë si më poshtë: Mbretëria e Bashkuar 0,5%, Greqia 2,5%, Serbia 2,0%, Kina 5.0%”.

“Rritja negative, pra rënia e ekonomisë së motorit të BE-së, Gjermanisë, është një nga faktorët kyç që ndikon në zhvillimet në ekonominë tonë dhe objektivisht ndikon fuqishëm në aktivitetin ekonomik në vendin tonë. Pavarësisht rrethanave të tilla objektivisht rënduese, unë si Zëvendëskryeministër për Çështjet Ekonomike, në koordinim me të gjitha dikasteret ekonomike, mbetemi maksimalisht të përkushtuar për arritjen e rritjes ekonomike sa më të madhe deri në fund të këtij viti dhe rritjen e saj për vitin e ardhshëm, vitin 2024”, ka shkruar Bytyqi.
Ai më tej shton se projeksionet për vitin e ardhshëm për RMV-në janë se ekonomia do të rritet me 3.2 përqind./

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara