www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ambasadorja gjermane: Sofja po ruan tonet miqësore me Shkupin

Posted on October 11, 2023October 11, 2023 by User User1

Do të ishte avantazh për Maqedoninë e Veriut të anëtarësohet në BE, por  fillimisht duhet t’i kryejnë detyrat e tyre dhe duhet të ju përmbahen marrëveshjeve. Kështu ka thënë ambasadorja gjermane në Bullgari Irene Marija Plank, për BGNES.

Irene Marija Plank, ambasadore gjermane në Bullgari

”Besoj se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdoj të angazhohet dhe ta bëjë atë që ka thënë se do ta bëjë. Mendoj se edhe Bullgaria ka të drejtë që ka qasje miqësore. Qeveria e ka bërë këtë dhe unë qëndroj plotësisht pas kësaj”.

Ambasadorja gjermane në Sofje, thotë se ka qenë dëshmitare e përpjekjeve të qeverisë aktuale bullgare për të mbajtur ton miqësor me Maqedoninë e Veriut.

Irene Marija Plank, ambasadore gjermane në Bullgari

“Mendoj se vërtetë duhet të shikojmë ka e ardhmja. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë fqinjë të afërt dhe do të ishte në interes  të mirë të të gjithëve të shkohet përpara”.

Siç tha ajo më tej, Bullgaria këtë periudhë u është  përmbajtur çështjeve aktuale duke mos u marrë me këtë riorganizim emocional të së kaluarës.

Përndryshe, vendi ynë për të vazhduar bisedimet me BE-në, fillimisht duhet të bëjë ndryshimet kushtetuese, për të vendosur bullgarët në Kushtetutë. Momentalisht nuk dihet kur do të kryhet ky proces, por ajo që shihet aktualisht është se nuk ka vullnet  politik për realizimin e së njejtës.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara