www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Izraeli ndërpret furnizimin me ujë për Rripin e Gazës

Posted on October 10, 2023October 10, 2023 by User User1

Ministri izraelit i Energjisë, Israel Katz tha se ka udhëzuar autoritetet që të ndërpresin furnizimin me ujë në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

“Të gjitha tubacionet e furnizimit me ujë nga Izraeli në Rripin e Gazës janë shkëputur”, citoi televizioni izraelit “Channel 12” të ketë thënë Katz.

Ai deklaroi se furnizimet me energji elektrike dhe karburant janë ndërprerë për Gazën dy ditë më parë.

Masa e fundit vjen pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant vendosi të hënën të zbatojë rrethim “të plotë” në Gaza, duke njoftuar ndërprerje të plotë të energjisë elektrike, ushqimit, ujit dhe karburantit për Rripin e Gazës.

Që nga e shtuna, kur nisi konflikti i fundit midis Hamasit dhe forcave izraelite, Izraeli ka mbyllur të gjitha vendkalimet me Rripin e Gazës në të dy drejtimet.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara