Dje (09-tetor) në ora 12:50 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Pirok, në Kamnjan të Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë “Ford” me targa regjistrimi të Tetovës e drejtuar nga 70 vjeçariA.R. nga Kamnjani dhe një motoçikletë, po ashtu me targa të Tetovës, e drejtuar nga një i mitur nga ky fshat. Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës. Ekipi nga SPB-Tetovë ka kryer këqyrje në vendin e aksidentit.TS
