www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

(VIDEO) Momenti kur raketa izraelite godet bankën kombëtare islamike në Gaza

Posted on October 9, 2023October 9, 2023 by User User1

Pamjet amatore kanë kapur momentin kur banka kombëtare islamike në Gaza goditet nga raketa, gjatë një sulmi ajror të kryer nga ushtria izraelite.

Kamera kapi momentin kur raketa godet bankën në Rimal të qytetit të Gazës, ku si pasojë ngritet një re e madhe tymi dhe pluhuri, e nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar edhe ndërtesat që gjendeshin përreth, transmeton Telegrafi.

Kjo ndodhi një ditë pasi në Rripin e Gazës u krye sulmi me vdekjeprurës në 15 vitet e fundit, ku militantët e Hamasit ia mësynë territorit të Izraelit.

E nga sulmet ajrore izraelite brenda 24 orëve sipas zyrtarëve palestinezë janë vrarë 300 persona (e në mesin e të vrarëve edhe binjakët tre muajsh, e ëma e tyre dhe tri motrat.

Në anën tjetër, ekipet e shpëtimit janë akoma duke kërkuar të mbijetuarit e mundshëm nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. /Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara