www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Qyteti i Shkupit ka rritur pagat për 10 për qind mbi 6 mijë punëtorëve

Posted on October 9, 2023October 9, 2023 by User User1

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, ka nënshkruar marrëveshje kolektive me sindikatat përfaqësuese të Qytetit të Shkupit, me të cilën rriten pagat për 10 për qind. Kryetarja Arsovska e përmbush premtimin e saj për harmonizimin dhe rritjen e pagave të punëtorëve në Qytetin e Shkupit dhe ndërmarrjeve publike. Arsovska theksoi se është e nevojshme që të punësuarit në sektorin publik të jenë efikas, të kryejnë shpejt dhe me kohë punë dhe të ofrojnë shërbime për qytetarët, ndërsa rritja stimulon përmirësimin e cilësisë së punës.

Më pak se dy vjet më parë, kryetarja Arsovska, gjatë marrjes së pozitës si kryetar të qytetit të Shkupit, përkrahu iniciativën e Organizatës sindikale të qytetit të Shkupit dhe nënshkroi Marrëveshjen e re Kolektive me të cilën zgjerohen të drejtat e punëtorëve në administratën e qytetit, rriti pikët dhe rregulloi të drejtat e zjarrfikësve. Po ashtu, Qyteti i Shkupit në vitin 2022 ishte njësia e parë e vetëqeverisjes lokale që në mënyrë lineare i rriti pagat për 2.800 denarë për të gjithë të punësuarit, ndërsa me nënshkrimin e kësaj marrëveshje kolektive është mundësuar rritja e mbi 6.000 punëtorëve.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara