www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Përmbytje masive në Himalaje, 74 viktima dhe qindra të zhdukur

Posted on October 9, 2023October 9, 2023 by User User1

Duket se për Himalajet Indiane problemi më i madh prej shumë kohësh janë fatkeqësitë natyrore. Së fundmi, një liqen akullnajor ka shpërthyer, duke sjellë dëme të mëdha humbje jete në masë dhe dëme materiale të shumta.

Sipas raportimeve nga BBC, deri më tani për shkak të përmbytjeve janë shënuar 74 viktima. Po ashtu, autoritetet vendase raportojnë dhe për 101 persona të zhdukur.

Kjo tragjedi erdhi pas disa ditëve me shi të rrëmbyeshëm në shtetin verilindor të Sikkim, ku rrëke uji shkatërruan luginat e ngushta të lumenjve nga liqeni Lohnak, në pjesën veriore të shtetit, duke dëmtuar një digë dhe duke shkaktuar shkatërrim në fshatra dhe qytetin Rangpo.
Rajoni i Himalajeve është i prirur ndaj përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, dhe ato nuk janë të pazakonta në Sikkim. Por shkencëtarët e kanë të qartë se moti ekstrem po bëhet më i shpeshtë dhe më intensiv pasi kriza klimatike e shkaktuar nga njeriu po përshpejtohet.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara