Zëvendësja e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjëse për Politika për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska, sot mbajti mbledhje tematike kushtuar situatës në arsimin e lartë.
Siç bëri të ditur shërbimi për informim i qeverisë, përveç ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri dhe anëtarët e tjerë nga Komisioni, në mbledhje morën pjesë rektorë dhe përfaqësues të tjerë nga universitetet në shtet, duke e përfshirë edhe Vllado Giçev, kryetar i Bordit për Evaluim në Arsimin e Lartë, Abdulmenaf Bexheti, kryetar i Konferencës Ndëruniversitare, Jusuf Zeqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar për Arsim të Lartë dhe Veprimitari Shkencore Hulumtuese, si dhe Agim Rushiti, drejtor i Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë.
Duke u nisur nga nevoja për modernizim dhe ndryshime në arsimin e lartë në shtet për shkak të imazhit të ulët në këto institucione në listat ndërkombëtare, si dhe problemet e theksuara dhe jofunksionaliteteve gjatë zbatimit të Ligjit për Arsimin e Lartë, të pranishmit i ndanë mendimet dhe propozimet e tyre për ndryshime nga aspekti strategjik dhe konceptual”, njoftuan nga Qeveria.
Në mbledhjen tematike, siç theksojnë ata, u miratuan konkluzione për marrjen e masave urgjente dhe specifike për tejkalimin e dobësive: Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ngarkua që deri në fund të vitit 2023 të bëjë “skrining” të të gjitha institucioneve dhe të informojë Qeverinë për gjendjen në zbatimin e ligjit nga institucionet e arsimit të lartë; Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Agjencinë e Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë të bëjë raport se sa programe studimi janë të akredituara dhe kanë leje pune nga Agjencia për Cilësinë e Arsimit të Lartë dhe sa programe studimi nuk janë funksionale ose kanë numër të vogël të studentëve; Ministria kishte për detyrë të drejtonte në funskion të interesitr publik Programin e Bursave për stafin e ri shkencor.
Për shkak të mungesës së paekipuar të Agjencisë së Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në vend, u rekomanduan hapa të menjëhershëm për forcimin e kapaciteteve të saj, në përputhje me standardet e përcaktuara me ligj, ndërsa Konferencës Ndëruniversitare u rekomandua formimi i një grupi pune gjithëpërfshirës që do të diskutojë të gjitha komentet e deklaruara në mbledhje, të cilat i referohen ndryshimeve ligjore dhe nënligjore, dhe brenda një muaji të informojë Komisionin Qeveritar.
