www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sulmi në Izrael, të riut i marrin peng vëllain dhe partneren para syve të tij

Posted on October 8, 2023 by User User1

Teksa luftimet në jug të Izraelit vazhdojnë edhe ditën e sotme, video dhe momente të tmerrshme nga pengmarrjet e civilëve janë publikuar.
Së fundmi në një video duket një i ri, i cili është rrethuar nga militantët e Hamasit teksa këta të fundit i marrin me forcë vëllain dhe partneren e tij.

Në pamjet e publikuara duket teksa ata largohen në një motor, ndërsa i riu mbetet mbrapa duke i parë.
I tronditur nga rrëmbimi i vëllait dhe partneres së tij, i riu thotë se nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur me ta.

Vëllai im, i cili është një djalë i madh, dy metra, që stërvitet katër herë në javë u mor me forcë nga katër ose pesë burra dhe thjesht i çuan drejt Rripit, mendoj”, u shpreh i riu.
“Janë dhjetëra të zhdukur dhe për momentin nuk ka asnjë agjenci qeveritare nga vendi, asnjë zyrtar që e koordinon këtë. Janë dhjetëra në mos qindra njerëz që mungojnë”, shtoi ai.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara