www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rrahja mes tifozëve të Vllaznisë dhe Tiranës –Arestohen 8 persona, 106 në hetim

Posted on October 8, 2023October 8, 2023 by User User1

Një sherr masiv i ndodhur mes tifozëve të ekipeve të Vllaznisë dhe Tiranë ka përfunduar me shoqërimin e tetë personave në Polici, si edhe me hetimin e 106 të tjerëve.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia, në vijim të veprimeve hetimore dhe proceduriale nga ana e policisë janë identifikuar përmes pamjeve filmike dhe arrestuar shtetasit: Klejvi Artur Xeka, 20 vjeç, Klejdi Adnand Zyka, 18 vjeç, Renato Mentor Markgjoni, 18 vjeç, Ismail Shkelqim Asllani, 18 vjeç, Klodian Ramiz Dumi, 38 vjeç, Rakip Agron Lala, 18 vjeç, Fabjon Pllumb Kurti, 18 vjeç dhe Frensi Shpetim Shehi 20 vjeç.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë nga të dy ekipet e futbollit, 20 tifozë.

Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar në Komisariatet e Policisë Lezhë, 106 tifozë nga të dy ekipet e futbollit.

Materialet në lidhje me këtë ngjarje në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë Lezhe, për veprat penale të “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prishje e rendit dhe qetësisë  publike” dhe “Shkatërrim prone”,  në bashkëpunim.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara