www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nikolla Gruevski me rejting më të madh se sa Hristijan Mickoski

Posted on October 8, 2023October 8, 2023 by User User1

Javorja në gjuhën maqedonase “Fokus” publikoi të hënën sondazhin më të fundit të opinionit publik për disa tema aktuale. Në këtë anketë është marrë mendimi i qytetarëve për situatën politike dhe ekonomike në vend. Në fokus të anketës kanë qenë marrëdhëniet politike, qëndrimi i qytetarëve për afatin e mbajtjes së zgjedhjeve, por edhe vlerësimi i masave dhe politikave ekonomike të Qeverisë.

Interesante në këtë matje të opinionit publik, që tërheqë edhe vëmendjen e qytetarëve dhe natyrisht edhe të ekspertëve, është se si përplasja mes Mickoskit dhe Gruevskit ndikon në vlerësimin e opozitares VMRO-DPMNE.

Anketa tregon se sipas perceptimit të qytetarëve në këtë moment, përçarjet e mëdha në VMRO-DPMNE e ka dobësuar këtë partinë dhe si rezultat i kësaj i bie vazhdimisht rejtingu.

Përçarja e brendshme, sipas anketës, ka tendenca të reflektohet në zgjedhje e ardhshme. Nëse ndodh që një subjekt i ri politik apo përkrahës të Nikolla Gruevskit të dalin në zgjedhje me lista të veta, siç spekulohet në qarqet politike si opsion i mundshëm, atëherë padyshim se kjo do ta dëmtojë drejtpërdrejt VMRO-DPMNE-në.

Pas anketës së IRI-së, ky është sondazhi i dytë që jep një vlerësim më të lartë të Nikolla Gruevskit në raport me Hristijan Mickoskin, por edhe në raport me Dimitar Kovaçevskin. Edhe pse Gruevski ka një avantazh të vogël prej 0.6%, nga pikëpamja e analizës politike.

Mbetet për t’u parë nëse kjo do të bëhet trend apo vetëm një pasqyrim afatshkurtër i pakënaqësisë së përgjithshme të qytetarëve ndaj të gjithë politikanëve, informon politiko.mk

Lajmet e fundit…

  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara