
Kryeministri i Izraelit, i ka bërë thirrje qytetarëve të Gaza’s që të largohen sa më shpejt që të munden pasi që Izraeli do të përdorë të gjithë forcat për të shkatërruar organizatën terroriste Hamas, e cila sulmoi Izraelin
Kryeministri izraelit ka thënë se Hamas e ka nisur luftën djallëzore, por, megjithatë Izraeli do të jetë ai që do të fitojë.
Duhet shtohet se si pasojë e sulmit terrorist nga Hamas, janë vrarë mbi 200 izraelitë e janë plagosur mbi 1 mijë të tjerë.
Po ashtu, më herët u raportua se janë vërejtur lëvizje masive trupash tokësore, dhe bombardime nga ajri, toka e deti në Rripin e Gazes.
