www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bilanc i rëndë lufte! 500 izraelitë të vrarë nga militantët e Hamasit, 400 palestinezë të vdekur

Posted on October 8, 2023 by User User1

Përplasjet mes Izraelit dhe Hamasit vijojnë të mbeten të ashpra, pasi sulmet nga të dyja palët po rëndojnë bilancin e viktimave, përfshirë dëmet e rënda në infrastrukturë. Bilanci i viktimave po rritet ndjeshëm nga pala palestineze, ku pretendohet se janë vrarë të paktën 400 militantë. Pjesa më e madhe e viktimave janë në Rripin e Gazës, aty ku Izraeli po zhvillon sulme ajrore të rënda.

Mediat izraelite raportojnë se bilanci i viktimave shënoi një rekord tjetër deri më tani, me të paktën 500 të pajetë, që janë vrarë nga militantët e Hamasit.

Të dyja palët kanë rrëmbyer forca dhe civilë të njëra-tjetrës, por ende në një numër jozyrtar. Shifrat ende nuk janë konfirmuar nga autoritetet, pasi bilanci është i vështirë të bëhet, gjatë kohës që sulmet vijojnë pa ndalim.

Një ditë pas nisjes së sulmeve nga militantët e Hamasit, të cilët hynë në Izrael, forcat izraelite pa humbur kohë nisën kundërpërgjigjen. Pamjet e rënda tregojnë se si të dyja palët po përballen me shkatërrim total.

Palestinezët kërkojnë për viktima nën rrënojat e një shtëpie të shkatërruar nga sulmet izraelite në Khan Younis, në Rripin jugor të Gazës

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit deklaruan se po shpallin “gjendje gatishmërie për luftë” në përgjigje të sulmit të befasishëm nga Gaza. Ministri i Mbrojtjes ka miratuar një thirrje për rezervistët ushtarakë.

Ushtria izraelite njoftoi se ka ende tetë pika angazhimi brenda territorit të saj, megjithëse pretendon se ka rimarrë kontrollin e pjesës më të madhe të zonave në jug.

Zyrtarët izraelitë kanë deklaruar se do të vijojnë të njëjtat veprime deri sa të marrë kontrollin e të gjitha territoreve ku janë militantët e Hamasit.

Dhjetëra fluturime janë anuluar në Tel Aviv, për shkak të rrezikut që vijon të mbetet i lartë, duke lënë shumë persona të bllokuar.

Ministria e Jashtme këshillon shqiptarët të mos udhëtojnë drejt Izraelit, ofron ndihmë për qytetarët për t’u larguar nga ky shtet.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët të mos udhëtojnë drejt Izraelit, vendit që ka hyrë në luftë dhe po sulmohet vazhdimisht prej më shumë se 24 orësh nga militantët e Hamasit.

Në një njoftim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë në Izrael dhe vë në dispozicion numrat e kontaktit për qytetarët që duan të largohet nga vendi:

Të kontaktojnë në numrin e WhatsApp: +972 54-904-2813 ose në adresën e emailit: DK@mfa.gov.al

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara