www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vuçiq: Nuk e ekstradoj Radoiçiqin, sepse nuk e njohim Kosovën

Posted on October 7, 2023October 7, 2023 by User User1

“Nuk mund ta ekstradoj Milan Radoiçiqin në Prishtinë, sepse ne nuk e njohim Kosovën. Radoiçiq ishte aleat i ngushtë i imi, por jo mik”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai në një intervistë për Sky News ka prezantuar detaje të reja nga dëshmia e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, ku tha se një pjesë të armëve përveç Bosnje-Hercegovinës i ka blerë edhe në Serbi dhe Kroaci.

Ai ka folur edhe për Milan Radoiçiqin, gjersa ky i fundit vet ka pranuar se ka qenë pjesëmarrës në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

“Djali që u mor në pyetje në procedurën paraprake tha se ka blerë diçka në Serbi, diçka në Kroaci, diçka në Bosnje-Hercegovinë, le ta hetojmë tani”, tha Vuçiq.

Lideri i Serbisë është përgjigjur pozitivisht kur është pyetur nëse Radoiçiq është aleati i tij i ngushtë, “nuk ka dyshim, ai ka qenë nënkryetar i Listës Serbe”. Megjithatë, ai nuk mund të thotë se ishte shoku i tij.

I pyetur se pse nuk e ekstradon Radoiçiqin në Prishtinë, Vuçiq përgjigjet me një pyetje – “po tallesh apo çfarë. Ne nuk mund të ekstradojmë askënd në Prishtinë, sepse nuk e njohim Kosovën si shtet”, tha Vuçiq

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara