www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Trump: Sulmi i Hamas-it ndaj Izraelit është një “turp”

Posted on October 7, 2023October 7, 2023 by User User1

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar ashpër mbi sulmin e vazhdueshëm të Hamasit ndaj Izraelit, duke i quajtur ato një “turp” dhe duke pohuar se Izraeli “ka çdo të drejtë të mbrohet me forcë dërrmuese”.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia izraelite “The Times of Israel”.

“Mjerisht, dollarët e taksapaguesve amerikanë ndihmuan në financimin e këtyre sulmeve, për të cilat shumë raporte thonë se erdhën nga Administrata e Biden-it”, thotë ai, duke fajësuar gjoja politikën amerikane ndaj Iranit për sulmet e sotme.

Sipas tij, SHBA-të sollën kaq shumë paqe në Lindjen e Mesme përmes Marrëveshjes së Abrahamit, vetëm për të parë që Biden ta zvogëlojë atë.

“Ne sollëm kaq shumë paqe në Lindjen e Mesme përmes Marrëveshjes së Abrahamit, vetëm për të parë që Biden ta zvogëlojë atë me një ritëm shumë më të shpejtë nga sa mendonte dikush. Ja ku jemi sërish”, shtoi Trump në një deklaratë. (AP)

Lajmet e fundit…

  • Shkarraviti “Kosova është Serbi” në veturën me targa kosovare, serbit i caktohet paraburgim nga gjykata në Kroaci
  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara