www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski: Kemi shkallën më të ulët të TVSH-së

Posted on October 7, 2023October 7, 2023 by User User1

Pushteti tenton të arsyetohet lidhur me shtrenjtimet pas rritjes së TVSH-së për prodhimet luksoze, mes të cilëve u gjenden edhe disa produkte bazë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se Maqedonia e Veriut është vendi me normën më të ulët të TVSH-së prej 18 për qind dhe listën më të gjerë të produkteve bazë që janë me normë preferenciale 5 për qind, shkruan Alsat.

“Ne kemi normë bazë të TVSH-së prej 18 përqind, Serbia ka 20 përqind, Greqia 21, Kroacia 25, Shqipëria 20 përqind, që nënkupton se të gjitjë kanë normë bazë të tatimit më të lartë se tonën. E dyta kur ta shihni listën e produkteve preferenciale, me 5 përqind TVSH, në atë listë janë 1600 produkte që paraqesin artikuj ushqimorë bazë në vendin tonë dhe ajo është lista më e madhe ”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Ndërkohë kreu i VMRO-DPMNE-së thotë se rritja e TVSH-së është bërë për shkak se mungojnë para në buxhetin e shtetit dhe pushteti përmes rrjepjes së qytetarëve kërkon rrugëdalje.

“U mungojnë para në buxhet dhe u mungojnë pasi e shpenzojnë pa mëshirë atë buxhet, për projekte që nuk është vendosur asnjë gozhdë. Prandaj tani u duhen Akoma të holla për tendere në katër sy…”, thotë Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Me vendimin e fundit hyri në fuqi, rritet TVSH-ja për disa prodhime mes të cilave janë edhe brumi i ngrirë, panxhari, majoneza, një pjesë e makaronave, ushqimet për fëmijë, tërshëra, akulloret, çipsat, çajrat, pemët tropikale dhe të tjera. 

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara