www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Haaland zbulon kërcënimin serioz që ia bëri Guardiola: Nëse nuk e bën këtë, do të shkatërrojë

Posted on October 7, 2023October 7, 2023 by User User1

Erling Haaland padyshim se është nënshkrimi më i mirë i Manchester Cityt, nëse jo në histori të klubit atëherë së paku në dy vitet e fundit.

Sulmuesi norvegjez iu bashkua Cityt në verën e vitit 2022 për 60 milionë euro nga Borussia Dortmund dhe ai ka shkëlqyer në Etihad Stadium.

23-vjeçari ka realizuar 60 gola e ka dhuruar 11 asistime në 64 ndeshje zyrtare me kampionin në fuqi të Evropës.

Erling Haaland ka zbuluar bisedën që kishte me Pep Guardiolën ende pa nënshkruar me Cityn, ku ka thënë se trajneri spanjoll e ka kërcënuar se do ta shkatërronte nëse nuk e jep maksimumin në stërvitje.

“Guardiola kërkon shumë në stërvitje. Kur fola me të para se të nënshkruaja këtu, ai më tha: “Nuk më intereson se çfarë bëni, bëni çfarë të doni, por kur më keni mua në fushë stërvitore, duhet të jesh i përqendruar. Nëse jo, do të të shkatërrojë”, zbulon Haalad fjalët që ia kishte thënë Guardiola.

Reprezentuesi norvegjez theksoi se suksesi i Cityt vjen nga fokusi dhe rutina e tyre e stërvitjes.

“Kështu është Pep dhe City si skuadër dhe si klub. Kjo është arsyeja pse ata kanë qenë kaq të suksesshëm. Presioni është aty, shikonin presionin që kemi çdo ditë si klub, si skuadër, si individë”.

“Por ju duhet të përqendroheni në një orë që kemi në stërvitje çdo ditë dhe pjesën tjetër të ditës relaksohuni, mos mendoni për futbollin, mos mendoni për asgjë. Mendoj se kjo është një pjesë e madhe e arsyes pse është kaq i suksesshëm këtu me të gjitha stafi”.

“Pas stërvitjes mos mendoni më për futbollin. Ju mendoni dhe zhvilloheni në fushë. Kur jeni në fushë, përqendroheni. Kjo është ajo që kërkon Pep”, tha Haaland. 

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara