www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Besimi: Hodhëm dy hapa të mëdhenj për “ekonominë e gjelbër”

Posted on October 7, 2023 by User User1

Ministri i Financave, Fatmir Besimi vlerëson se javën e kaluar u hodhën dy hapa sistemikë drejt zhvillimit të ekonomisë së gjelbër në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për miratimin e ligjit që mundëson krijimin e Fondit të Efikasitetit Energjetik dhe emetimi i fletobligacioneve të para të gjelbra si burim financimi të projekteve të gjelbra.

“Ekonomia e gjelbër është sistem, ku si prioritete janë qëndrueshmëria ekologjike, drejtësia sociale dhe rritja ekonomike”, ka shkruar Besimi.

FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE

 “Tranzicioni drejt burimeve të ripërtëritshme të energjisë, bujqësia e qëndrueshme dhe prodhimi i ushqimit, efikasiteti në menaxhimin e burimeve, rritja inkluzive përmes barazisë sociale, inovacionit dhe teknologjive ekologjike janë qëllimet e zhvillimit të gjelbër. Më konkretisht, ekonomia e gjelbër është ekonomi rezistente që ofron kushte më të mira jetësore për të gjithë qytetarët”.

Besimi ka theksuar se Kuvendi, javën e kaluar me propozimin e Ministrisë së Financave dha “dritë jeshile” për krijimin e Fondit të Efikasitetit Energjetik (FEE). Nëpërmjet këtij Fondi do të përkrahen projektet për efikasitetin energjetik dhe mbrojtjen e mjedisit në sektorin publik dhe privat nëpërmjet dhënies së granteve, kredive dhe garancive. Kapitali fillestar është 15 milionë euro, nga të cilat 5 milionë euro janë nëpërmjet Projektit të efikasitetit energjetik të Bankës Botërore dhe 10 milionë euro janë përmes emetimit të fletobligacioneve të gjelbra. Besimi ka theksuar gjtihashtu se gjatë javës u mbajt ankandi i parë i fletobligacioneve të gjelbra. Bëhet fjalë për letra shtetërore me vlerë, qëllimi i të cilave është përkrahja e projekteve të gjelbra në vend.

Lajmet e fundit…

  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara