www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sa orë gjumë nevojiten për të shmangur dhjamin në bark!

Posted on October 6, 2023October 6, 2023 by User User1

Nëse doni të zvogëloni yndyrën në pjesën e poshtme të barkut, shkencëtarët thonë se është e nevojshme të flini rreth tetë orë çdo natë. Një studim i ri i botuar në revistën “Sleep Medicine” hulumtoi lidhjen midis mungesës së gjumit dhe të ashtuquajturës yndyrë viscerale, e cila grumbullohet rreth organeve vitale dhe për këtë arsye lidhet me sëmundjet metabolike dhe rezistencën ndaj insulinës.

Qëllimi është të flini së paku 7 orë në natë dhe hulumtimet kanë treguar se një orë më pak gjumë ditor mund ta rritë masën e indit dhjamor visceral me rreth 12 gramë. Hulumtimi i fundit përfshin të dhëna nga më shumë se 5.100 të rritur të moshës 18 deri në 59-vjeç, të cilët iu përgjigjën Anketës Kombëtare të Shëndetit dhe të Ushqyerjes në SHBA. Të anketuarit zakonisht flinin rreth shtatë orë çdo natë dhe mosha mesatare ishte 37-vjeç.

Dhjami në bark mund të shkaktojë sëmundje kronike. Mënyra e shpejtë e jetës, qëndrimi ulur në punë, si edhe stresi shkaktojnë obezitet te shumica e njerëzve. Mënyra e parregullt e jetës dhe moskujdesi për trupin, mund të shkaktojë edhe probleme shëndetësore. Problemi më i shpeshtë, përkatësisht grumbullimi i dhjamit, shfaqet në zonën abdominale, ndërsa, sipas ekspertëve, pikërisht nga ajo zonë është më e vështirë heqja e kilogramëve të tepërt.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara