www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Paul Pogba rrezikon dënim të madh, rezulton sërish pozitiv në testin anti-doping

Posted on October 6, 2023October 6, 2023 by User User1

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, ka rezultuar pozitiv për testosteron edhe në analizën e dytë të kryer në fillim të kësaj jave.

Burime të shumta në Itali, përfshirë “Sky Sport Italia”, konfirmojnë se Pogba ka rezultuar pozitiv për testosteron edhe analizën e dytë të krye në fillim të kësaj jave.

“Nuk e dija për konfirmimin, më vjen keq”, tha trajneri i Juventusit Allegri konferencën për shtyp në prag të derbit ndaj Torinos të shtunën.

“Ne presim atë që do vijë në vazhdim, është e kotë të komentojmë tani. Sinqerisht, më vjen keq”, vazhdoi tekniku italian.

Pogba kishte rezultuar pozitiv për testosteron pas një ndeshjeje në Serie A kundër Udineses më 20 gusht, të cilën ai e kishte kaluar tërësisht në stol.
Rezultatet e testit të tij të dështuar të dopingut u zbuluan tre javë më parë.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën në vitin 2018 është suspenduar dhe nuk po stërvitet me pjesën tjetër të ekipit.

“La Gazzetta dello Sport” raportoi në shtator se Pogba kishte kryer teste mjekësore gjatë një turneu paraprak në SHBA pa paralajmëruar stafin mjekësor të Juventusit.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara