www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pas vdekjes së trevjeçarit në Tiranë, deklarohet anesteziologu

Posted on October 6, 2023 by User User1

Pasi familjarët në Tiranë, akuzuan mjekun se pas anestezisë, fëmija 3-vjeçar nuk u zgjua më, ka reaguar për herë të parë mjeku anestezist- kardiolog Roland Xhaxho.

Ai tha se familjarët kishin firmosur për procedurën dhe kishin rënë dakord që ndërhyrjet në dhëmbë të kryheshin të gjitha në të njëtën ditë, pasi rrezikonte nga përhapja e infeksionit.

Xhaxho sipas Voxnews, tha se fëmija dy vite më parë ishte operuar nga një ndërhyrje në zemër, dhe infeksioni mund ta rrezikonte.

“Fëmija kreu në klinikë procedurat detare nën anestezi të përgjithshme ashtu siç ishim sqaruar me prindërit të cilët kanë firmosur edhe konsensusin. Pse u zgjodh kjo mënyrë trajtimi? Sepse djali ka lindur me difekt në zemër për të cilin është operuar rreth 2 vite më parë”.

”Rekomandimi kryesor në këto raste është evitimi i çdo vatre infeksioni te këta fëmijë sepse shkakton infeksione të dhëmbëve të cilat në mënurë absolute duheshin kuruar brenda një seance në mënyrë që të evitohej përhapja e infeksioneve. Djali ka dalë nga klinika i zgjuar në krahët e babait të tij”, u shpreh Xhaxho mes të tjerash.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara