www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Një tjetër legjendë e futbollit i bashkohet Cristiano Ronaldos tek Al-Nassr

Posted on October 6, 2023 by User User1

Një tjetër legjendë e futbollit pritet t’i bashkohet Cristiano Ronaldos tek Al Nassr. Bëhet fjalë për ish-futollistin e famshëm, Alessandro Del Piero, i cili mund të marrë postin e drejtorit sportiv te klubi arab.

Ish-sulmuesi legjendar i Juventusit, i cili shijoi lavdinë e Kupës së Botës me Italinë në vitin 2006, thuhet se ka fluturuar në Riad për bisedime, me 48-vjeçarin gati për të marrë një sfidë të re.

Kishte pasur shumë spekulime në lidhje me një rikthim të Del Pieros tek Juventusi, pasi ata kërkojnë të gjejnë pozicione në bord për ish-lojtarët favoritë  të tifozëve, por “Calciomercato” raporton se ikona e Bianconerëve është përgatitur të dëgjojë propozimin e Al-Nassr.

Del Piero ka qëndruar larg futbollit që kur doli në pension në vitin 2015. Ai ka punuar si ekspert dhe komentator që atëherë, por është larguar nga jeta e përditshme prapa skenave te ndonjë klubi. Kjo situatë mund të ndryshojë tani, me Arabinë Saudite si destinacioni i mundshëm.

Al-Nassr ka përpiluar një plan ambicioz gjatë muajve të fundit, me pesë herë fituesin e Topit të Artë, Ronaldo, të cilit i janë bashkuar lojtarë si Alex Telles, Marcelo Brozovic, Seko Fofana dhe Sadio Mane.

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara