www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Familja e Osama Bin Laden bëhet aksionere në kuajt e garave në Britani me investimin £2.7milionë 

Posted on October 6, 2023October 6, 2023 by User User1

Mohammed Saleh bin Laden, i afërt i ish-kreut të grupit terrorist al-Qaeda, Osama bin Laden, ka hyrë së fundmi në botën e garave të kuajve në Britani duke blerë dhjetë kuaj të rinj race.

Nipi 41-vjeçar i vëllait të Osama bleu kuajt në ankandin e përvitshëm ekskluziv të Newmarket ku shihet emrat më të pasur të Anglise dhe Evropës.

Biznesmeni zotëron kompaninë e ndërtimit Modern Building Leaders me bazë në Arabinë Saudite.

Kuajt e tij janë të gjithë të linjave fisnike të garave dhe pritet të stërviten në Britani, por zëdhënsi i Bin Laden tha se “ende nuk është përzgjedhur stërvitësi i tyre”.

Hossam Alsaady ishte përfaqësuesi i Bin Laden në shitjet e ankandit të kuajve të luksit Tattersalls në Newmarket, ku shuhen emrat e famshëm të pronarëve britanike të kuajve si Alan Brazil e Ossie Ardiles.

Në vitin 2009 familja e Bin Laden renditej si e 5-ta më e pasur në Arabinë Saudite nga revista Forbes.

Babai i Osama Bin Laden, Mohammed bin Awad Bin Laden, ka qenë një ndërtues milioner me lidhje të afërta me familjen mbretërore.

Nuk dihen se çfarë ndikoi lidhjet e të birit të biznesmenit me grupet terroriste anti-perëndimore e anti-amerikane.

Rrjedhimisht Osama Bin Laden u refuzua nga familja e tij në 1994 duke u shpallur “radikal”.

Babai i tij koleksiononte kuaj race dhe në Arabinë Saudite.

Blerjet e fundit të kuajve të rinj llogaritet se kushtuan 2.7 milionë paundë.

Ankandet e kuajve në Tattersalls janë krijuar prej vitit 1776 dhe prej vitit 1958 zhvillohen në Newmarket ne lindje te Britanise.

Përfaqësuesi Alsaady tha për revistën e kuajve Racing Post: “Ne i njohim mirë racat arabe të kuajve por në Britani  nuk ishim përfshirë më parë, dhe menduam të ishte një nga fushat e bizneseve tona. Është një projekt afatgjatë me rritësit Juddmonte [i krijuar nga ish-princi arabKhaled bin Abdullah]”

Kompania e Bin Laden me bazë në periferi të Jeddah, shkruan se familja ka një histori të gjatë me rritjen e kuajve të racës nga disa vende të botës.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara