www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Çfarë pasojash ka zemërimi dhe emocionet negative tek zemra

Posted on October 6, 2023October 6, 2023 by User User1

Emocioni i zemërimit është një nga më sfiduesit dhe më drobitësit për shpirtin dhe organizmin.

Zemërimi shpesh është burimi i zgjedhjeve të gabuara, marrëdhënieve të prishura dhe akteve të dhunës. Por trauma më e madhe që shkakton zemërimi është pikërisht në organizëm.

Zemërimi dobëson trurin, sistemin imunitar, tretjen dhe zemrën.

Çfarë pasojash ka zemërimi tek zemra?

Hormonet e stresit siç janë adrenalina dhe kortizoli lëshohen me vrull në gjak gjë që shkakton skuqjen e lëkurës, ndjesinë sikur zemra të del nga kraharori dhe rritjen e tensionit të gjakut.

Këto simptoma i bëjnë njerëzit e prekur nga zemërimi kronik më të predispozuar të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Rreziku i të përjetuarit një atak në zemër besohet të jetë pesëfish më i lartë në dy orët e para pas një episodi zemërimi.

Nga ana tjetër, rreziku i goditjes nga ishemia është katër herë më i lartë pas çdo episodi zemërimi, thonë ekspertët.

Kjo nuk do të thotë se nëse zemëroheni në këtë moment do të pësoni një atak në zemër apo ishemi.

Megjithatë, rreziku i sëmundjeve koronare si pasojë e zemërimit të shprehur ose jo është tepër i lartë. Vetërpërmbajta dhe mos shprehja e zemërimit ka gjithashtu një ndikim të fortë tek zemra thonë mjekët.

Një qasje më e shëndetshme ndaj zemërimit është identifikimi i arsyeve dhe ndjenjave përpara se të humbisni kontrollin.

Zemërimi konstruktiv i cili ka të bëjë me shprehjen e ndjenjave në komunikim të drejtpërdrejtë me personin që ka nxitur këtë emocion, është një veprim i shëndetshëm që nuk shkakton probleme me zemrën.

Emocionet e Tjera Negative Dhe Shëndeti i Zemrës
Zemërimi nuk është i vetmi emocion që ka një ndikim kaq të fortë tek shëndeti i zemrës.

Stresi, ankthi, frika dhe depresioni të gjitha lënë nga një gjurmë të painjorueshme në shëndetin e zemrës.

Emocionet e vazhdueshme negative kanë lidhje të fortë me rrezikun e bllokimit të enëve të gjakut dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Këto emocione rrisin ndjeshëm nivelet e kimikateve që shkaktojnë inflamacion në trup

Humori i Mirë, Qetësimi Dhe Meditimi Ulin Rrezikun e Sëmundjeve Të Zemrës

Lajmet e fundit…

  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara