www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Blerim Bexheti me zgjidhje për problemin e kahmotshëm për banorët e Matkës

Posted on October 6, 2023October 6, 2023 by User User1

Në mbledhjen e sotshme të këshillit të komunës së Sarajit, u miratua vendimi për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal me Qytetin e Shkupit për rindërtimin e rrugës në Matkë.
Sipas vendimit nr.27-9412/1 të miratuar nga këshilli i Qytetit të Shkupit, për realizimin e bashkëpunimit për rindërtimin e rrugës në Matkë, Qyteti i Shkupit do të ndaj mjete financiare në vlerë prej 124.621.244 denarë me TVSH, për vitet 2023, 2024, 2025. Ndërsa komuna e Sarajit do të angazhohet rreth përgaditjes së projektit dhe kontesteve të mundshme pronësore-juridike.
Me rindërtimin e rrugës në Matkë, do të zgjidhet një problem i kahmotshëm për banorët e këtij vendbanimi, gjë që do të ndikoj dukshëm edhe në zhvillimin ekonomik dhe të turizmit në këtë zonë, e cila frekuentohet me intensitet të lartë nga turistë të vendeve të ndryshme.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara