www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Prezantohet logoja zyrtare e Kampionatit Evropian të xhudos që do të mbahet në Prishtinë

Posted on October 5, 2023October 5, 2023 by User User1

Për herë të parë në Kosovë, vjen Kampionati Evropian i Xhudos, i cili do të mbahet më 16 dhjetor 2023, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, si ngjarja më e madhe sportive në vend!

Deri në 50 shtete pjesëmarrëse me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e do të garojnë për çmimin e madh prej 300,000€ në total në të gjitha kategoritë, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

“Shumë të lumtur të ndajmë me ju identitetin zyrtar të kësaj ngjarje të rëndësishme si për vendin tonë ashtu edhe për sportin e xhudos në Evropë dhe botë. Logoja e Kampionatit Evropian është frymëzuar nga ngjyrat bardh dhe kaltër të Prishtinës, qytetit ku do të mbahet Kampionati; ilustrimit të objektit të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve ku do të mbahet Kampionati me 16 dhjetor 2023; dhe ilustrimin e përshëndetjes – “Rei” – në xhudo si një ndër elementet kryesore të xhudos që simbolizon respektin dhe mirënjohjen, kështu për të reflektuar edhe vlerën kryesore të vendit tonë – mikpritjen – dhe për të dëshmuar traditën e xhudos në Kosovë, vendin e 3 medaljeve të arta olimpike”, njofton Federata e Xhudos.

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open” do të  organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara