
Izraeli në mënyrë të heshtur ka ndihmuar ndërhyrjen ushtarake të Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh duke e furnizuar atë me armatim të fuqishëm e cila rezultoi efektiv duke rimarrë plotësisht nën kontroll enklavën armene dhe duke spastruar atë nga pothuajse të gjithë armenët.
Vetëm pak javë para ndërhyrjes ushtarake të 19 shtatorit, aeroplanët transportues ushtarak të Azerbajxhanit po fluturonin rregullisht në bazën ushtarake në Izrael të jugut dhe në një aeroport tjetër afër Nagorno-Karabhakut sipas të dhënave nga regjistruesit e fluturimeve ndërkombëtare, raporton The Associated Press.
Këto fluturime kishin shqetësuar zyrtarët armen në Yerevan të cilët ishin në dijeni të aleancës mes Izraelit dhe Azerbajxhanit duke hedhur dritë mbi rolin izraelit në rajonin e Kaukazit.
Ambasadori i Armenisë në Izrael Arman Akopian ka thënë për The Associated Press se për ta është një shqetësim madhor kur shohin se armët izraelitë kanë vrarë popullin armen. Ai shtoi se ka shprehur shqetësimin e tij për këtë çështje tek politikanët dhe deputetët izraelit
