www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Biden miraton ndërtimin e murit me Meksikën pas rritjes së numrit të migrantëve

Posted on October 5, 2023October 5, 2023 by User User1

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden do ta ndërtojë një pesë të murit në jug të Teksasit, teksa shtohen përpjekjet për ta bllokuar rritjen e numrit të emigrantëve.Muri rreth 32 kilometra do të ndërtohet në qarkun Starr, përgjatë kufirit me Meksikën, ku zyrtarët janë duke raportuar për numër të madh të kalimeve kufitare. Ndërtimi i murit ka qenë plan i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, dhe është kritikuar ashpër nga demokratët. Më 2020, Biden është zotuar se nuk do ta ndërtojë as një pjesë të murit, nëse i fiton zgjedhjet. Mirëpo, rritja e numrit të kalimeve të paligjshme kufitare, e ka bërë këtë çështje sfiduese për presidentin. Të dhënat qeveritare tregojnë se vetëm këtë vit, kufirin me SHBA-në e kanë kaluar 245.000 persona, dhe vetëm shifrat e shtatorit pritet të shënojnë rekord. Sipas një propozimi të Departamentit amerikan për Mbrojtje Kufitare dhe Dogana, ndalesa do të krijohet me shtylla të mëdha betoni si dhe me porta ndaluese, kamera dhe pajisje tjera vëzhgimi. 

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara