www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

86 ndërmarrje fituan grante nga Fondi për Inovacion! Halili: Ky është tregues së fondi është shtëpi e vërtetë për kompanitë

Posted on October 5, 2023October 5, 2023 by User User1

Këto janë përfaqësuesit e kompanive fituese nga thirrja publike për “Grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike”. Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik për 86 kompani ndau 4.4 milion euro për financim të projekteve inovative.

“Familja e FIZhT prej sot rritet me 86 ndërmarrje të reja dhe me këto shifra portofoli i FIZhT numëron 1153 projekte të kofinancuara të cilat kanë realizuar, realizojnë ose do të fillojnë me realizim të projekteve me një shumë të përgjithshme prej 130 milionë euro. Ky është një tregues i mirë që FIZhT është një shtëpi e vërtetë për të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”, tha Festim Halili – drejtor i FIZhT.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, si përfaqësues i Qeverisë, e përshëndeti këtë projekt dhe ndërmarrjeve dhe fondit i uroi bashkëpunim të mbarë. Tha se ky është shembull i mirë i bashkëpunimit mes institucioneve dhe kompanive në drejtim të përshpejtimit të rritjes ekonomike.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara