www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rreziku nga arinjtë, Qeveria shqyrton mundësinë të ndihmojë komunën e Mavrovë-Rostushë

Posted on October 4, 2023October 4, 2023 by User User1

Qeveria në seancën e sotme ka shqyrtuar procesverbalin e mbledhjes së Komisionit Menaxhues për Koordinim dhe Menaxhim në Sistemin e Menaxhimit të Krizave, me të cilin anëtarët e Qeverisë janë njohur me kushtet për praninë e shtuar të arinjve në zonat e banuara në Komunën e Mavrovë dhe Rostushë.

Qeveria ka shqyrtuar masat parandaluese të propozuara nga ministritë kompetente, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave dhe është shprehur pritshmëria për aplikim efikas të masave.“Me fjalë të tjera, në një periudhë sa më të shkurtër kohore, të hiqen të gjithë kazanët e vegjël dhe të mëdhenj të plehrave që ndodhen në afërsi të zonave të banuara ose në vetë zonat e banuara, të cilët përfaqësojnë një burim tërheqës për arinjtë. Për këtë qëllim, vetëqeverisja lokale në bashkëpunim me Institucionin Publik të Parkut Kombëtar të Mavrovës, në përputhje me kompetencat e tyre, duhet t’i qasen zgjidhjes së çështjes, me qëllim të pastrimit në kohë të mbeturinave (deponive të egra) nga të gjitha zonat e banuara, si dhe nga rrugët lokale.Me masat e vendosura parandaluese, parashikohet kontrolli i të gjitha objekteve shoqëruese në të cilat ruhet ushqimi, të cilat mund të jenë lehtësisht të aksesueshme dhe që janë afër vendbanimit; mbyllja e të gjitha vendeve të deponimit të mbeturinave komunale me një gardh të përshtatshëm metalik të sigurisë; sigurimi i objekteve të posaçme për ruajtjen e arinjve jashtë zonave të banuara; sigurimi i pronave, veçanërisht në vendet ku mbahen bagëtitë, bletët e të tjera, me pajisje të standardizuara me tension elektrik; fjetja dhe dislokimi i arinjve, në bashkëpunim me autoritetet shtetërore dhe institucionet shkencore; përdorimi i mjeteve parandaluese të frikësimit dhe parandalimit, si dhe përdorimi i organizuar i mjeteve për të frikësuar arinjtë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.Disa ditë më parë komuna e Mavrovë dhe Rostushë bëri kërkesë deri te qeveria që të shpallin gjendje krize territorin e kësaj komune për shkak të numri të madh të arinjve.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara