www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nainggolan ofendon rëndë Interin dhe tifozët zikaltër

Posted on October 3, 2023 by User User1

Radja Nainggolan është padyshim një nga mesfushorët më të mirë që ka luajtur në elitën e futbollit italian Serie A në 15 vitet e fundit.

Mesfushori belg bëri karrierë te Piacenza, Cagliari, Roma dhe Interi.

Megjithatë shkëlqimin më të madh Nainggolan e pati në kryeqytetin italian ku ishte lider i Romës për katër vite e gjysmë nga janari i 2014 deri në verën e vitit 2018 kur iu bashkua Interit.

Në 2023 ndeshje zyrtare me Romën, Nainggolan realizoi 33 gola e asistoi në 28 të tjerë, derisa te Inter nuk gjeti kurrë shkëlqimin, duke realizuar vetëm shtatë gola e duke asistuar në tre të tjerë në 41 ndeshje zyrtare.

35-vjeçari është rikthyer të flas për kohën sa ishte te Roma dhe Inter, duke thënë se te Giallorosët e shijonte futbollin dhe jetën, derisa ka ofenduar zikaltërtit.

“Kur luaja te Roma më ndryshoi jeta: kisha gjithçka që më duhej për të qenë i lumtur. Kishim një ekip të fortë, fitova para, tifozët me adhuronin, kisha një qytet ku mund të argëtohesha dhe nuk më bezdisnin, më thoshin që mund të bëja çfarë të doja jashtë fushë për sa kohë jepja më të mirën kur luaja”.

“Në Romë gjeta dimensionin tim, më pas shkova tek Interi dhe aty më çanin t***in për gjithçka, nga klubi te tifozët. Nuk ndihesha aspak i qetë”, tha Nainggolan për Corriere dello Sport.

Ish-reprezentuesi belg ka luajtur për Antwerp dhe së fundmi për SPAL në Serie B.

Ai është lojtar i lirë derisa i është vet ofruar Romës të luaj edhe pa para, mirëpo Giallorosët me mirësjellje e kanë refuzuar atë pasi numri i futbollistëve në mesfushë është i lartë.

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara