www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski: Nëse i përmbahemi kornizës së negociatave, nuk ka nevojë të mendojmë për kërkesa të reja

Posted on October 3, 2023October 3, 2023 by User User1

Nëse i përmbahemi Kornizës së negociatave, atëherë nuk ka nevojë të mendohet për ndonjë kërkesë shtesë nga askush, sepse në atë dokument thuhet gjithçka, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke komentuar ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, i cili për gazetën gjermane “Frankfurter algemajne cajtung” (FAC) deklaroi se Maqedonia e Veriut është vendi më i maltretuar në procesin e zgjerimit të BE-së, por se është i sigurt se Bullgaria do të formulojë vazhdimisht kërkesa të reja. 

Kovaçevski sot pas vizitës në çerdhen “13 Nëntori” me rastin e “Javës së fëmijëve”, tha se është në komunikim të vazhdueshëm me Osmanin dhe zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe sipas tij deklarata e shefit të diplomacisë është shumë e qartë dhe nuk dallon nga deklaratat e tij në të kaluarën dhe as nga deklaratat e tjera për këtë temë.

Ai theksoi se ne kemi miratuar një kornizë negociuese, të miratuar nga 27 shtete anëtare të BE-së, të cilës, siç tha ai, i përmbahen të gjitha vendeve të udhëhequra nga Presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

“Nga ana tjetër, opozita, duke dashur të zvarritë procesin, duke dashur ta izolojë përsëri vendin, mund t’i japë Bullgarisë mundësinë të thotë: Shikoni, ata nuk duan t’i përmbushin obligimet tona, dhe BE-ja i përmbush obligimet e veta, sepse ne kemi Kornizën e negociative me BE-në, nuk e kemi Kornizën e negociative me Sofjen”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se skriningu po bëhet në Bruksel dhe jo në ndonjë qytet tjetër dhe prandaj duhet fokusuar në përmbushjen e asaj që është në Kornizën e negociative.

Kryeministri përmendi se Bullgaria ka pasur një numër të madh kërkesash në periudhën e kaluar dhe ato kërkesa kanë qenë objekt i negociatave këmbëngulëse dhe të vështira, në të cilat është përfshirë edhe presidenca franceze gjatë vitit të kaluar.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara