Zyrtarët e policisë të SPB- Tetovë dje (02- tetor) rreth orës 23:55 në Odri të Tetovës, kanë privuar nga liria personat R.R. (73) nga Tetova dhe A.A. (19) nga Liseci i Tetovës, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetë dhe konfiskuar marihuanë, të cilën A.A. ishte përpjekur që ta hedhte. Të dy janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrim të plotë dhe dokumentim të çështjes.
