www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

28 vjet nga atentati ndaj presidentit Kiro Gligorov

Posted on October 3, 2023October 3, 2023 by User User1

Para 28 viteve më 3 tetor ishte kryer atentat mbi presidentin e atëhershëm të shtetit, Kiro Gligorov, i cili e mbijetoi me lëndime të rënda në kokë. Në vendin e atentatit ndërroi jetë shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa ishte lënduar edhe truproja e tij, Ilço Teovski. Si pasojë e lëndimeve ndërroi jetë edhe kalimtari i rastit Hristo Hristomanov, ndërsa u lënduan edhe Klime Korobar dhe Jovan Atanasovski.

Mbetet e panjohur se kush qëndronte pas atentatit. Procedura hetuese e cila zhvillohet kundër një autori të panjohur ende është e hapur. Hetimi konfirmoi se atentati ka qenë mirë i përgatitur dhe organizuar dhe se vetëm rrethanë fati është që presidenti Gligorov i mbijetoi atentatit.

Sulmi është kryer me auto-bombë më 3 tetor të vitit 1995 në ora 9:50 në rrugën “Maqedonia” para hotelit “Bristol” në Shkup kur Gligorov me automjet zyrtar ka lëvizur nga rezidenca e tij në vendin e punës në Kuvend.

Në një automobil “citroen ami 8” kanë qenë të fshehura 20 kilogramë eksploziv, i cili është aktivizuar me telekomandë kur automjeti i Gligorovit lëvizte drejt ndërtesës së Kuvendit. Para shpërthimit automjetin zyrtar të presidentit në rrugën “Maqedonia” e ka ngadalësuar një “fiqo”.

Në hetim janë kontrolluar 30.850 automjete dhe janë kontrolluar mbi 15.000 objekte, janë identifikuar më shumë se 188.000 persona, nga të cilët 19.000 janë kontrolluar. Ministria e Punëve të Brendshme zhvilloi edhe disa intervista informative me persona që i konsideronte si autorë të mundshëm të atentatit, por të gjithë pas marrjes në pyetje u lanë të lirë.

Kiro Gligorov ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare, më 1 janar të vitit 2012.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara