www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shembet çatia e kishës, 10 të vdekur në Meksikë! Mes viktimave, edhe fëmijë

Posted on October 2, 2023October 2, 2023 by User User1

10 vetë humbën jetën e rreth 20 të tjerë kanë mbetur nën rrënojat e një kishe në Meksikë, çatia e së cilës u shemb në kohën kur dhjetëra vetë ishin mbledhur aty për të ndjekur meshën. 

Mes viktimave janë edhe dy fëmijë. Mediat lokale raportojnë se 49 persona përfunduan në spital pas tragjedisë që goditi qytetin e Ciudad Madero së Santa Kruzit, ndërsa shkruajnë se në ato momente në kishë po zhvillohej një pagëzim

Shkaku i shembjes, sipas zyrtarëve vendas, lidhet me problemet strukturore të ndërtesës. Punonjësit e ndërhyrjes së shpejtë janë duke punuar me shpresën të gjejnë të mbijetuar në gërmadha, teksa të zhdukurit tashmë janë identifikuar të gjithë. Fakti që çatia ka rënë mbi stolat e kishës krijon mundësinë që personat e bllokuar atje të kenë mbijetuar falë xhepave të ajrit.

Autoritetet i bënë thirrje personave të grumbulluar në zone që të mbajnë qetësinë, në mënyrë që të ekipet e ndërhyrjes së shpejtë të arrijnë të dëgjojnë thirrjet për ndihmë nga poshtë rrënojave. Peshkopi i dioqezës së Tampikos, Jose Armando Alvarez Cano, e ka përshkruar situatën si të vështirë dhe i është lutur Zotit për ndihmë.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara