www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aksident trafiku në autostradën Gostivar-Tetovë, ndërron jetë 18 vjeçari

Posted on October 2, 2023October 2, 2023 by User User1

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se 40 minuta pas mesnatë në autostradën Gostivarë-Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku, me çrrastë një makinë e drejtuar nga 18 vjeçari E.Z. ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë betoni. Vozitësi E.Z. nuk iu ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Klinikën e Shkupit.

“Mbrëmë (02-tetor) dyzet minuta pas mesnatës në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Gostivar-Tetovë, në pikë pagesën rrugore Gostivar, një veturë “Seat Ibiza” me targa regjistrimi të Gostivarit të drejtuar nga 18-vjeçari E.Z. nga Çegrani i Gostivarit ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë betoni. Në aksident, E.Z., ka pësuar lëndime të rënda trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku u transferua për ti ofruar ndihmë mjekësore dhe i njëjti rrugës gjatë transferimit për në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza në Shkup iu nënshtrua lëndimeve dhe ka ndërruar jetë. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer prokurori publik dhe një ekip nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar. Me urdhër të Prokurorit të Publik, sot (02-tetor) do të kryhet autopsi ndaj trupit të të ndjerit.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara