www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tensionet në veri, KFOR-i rritë praninë me trupa britanike

Posted on October 1, 2023October 1, 2023 by User User1

Përballë tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, NATO para pak ditësh mori vendim të rritë praninë e saj në Ballkanin Perëndimor.

Në një përgjigje për RTV Dukagjinin nga NATO kanë bërë të ditur se Këshilli i Atlantikut të Veriut ka autorizuar forca shtesë nga Mbretëria e Bashkuara, kështu duke rritur pranin e KFOR-it.

“Në përgjigje të tensioneve në maj, KFOR-i dislokoi rreth 500 trupa turke nga forca jonë operative rezervë për Ballkanin Perëndimor dhe një batalion shtesë i forcave rezervë është në gatishmëri më të lartë. Batalioni turk është zëvendësuar me trupa nga Bullgaria dhe Greqia.

Dje, Këshilli i Atlantikut të Veriut autorizoi forca shtesë nga Mbretëria e Bashkuar, nëse është e nevojshme, për të adresuar situatën aktuale. Ne nuk komentojmë detaje specifike operacionale”, thuhet në përgjigjen  tyre.

“Në dritën e zhvillimeve të fundit, KFOR-i po rrit praninë dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës dhe në zonat përreth vijës kufitare për të siguruar që ai të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”.

Më tej, ata kanë theksuar se mandatit  KFOR-it është i qartë dhe nuk përfshinë zbatimin e ligjit dhe kjo i mbetet Policisë së Kosovës.

“Ne gjithmonë do të vazhdojmë të sigurohemi që komandanti ynë të ketë burimet dhe fleksibilitetin e nevojshëm që KFOR-i të përmbushë mandatin e tij. Ne jemi të gatshëm të bëjmë rregullime të mëtejshme në qëndrimin e KFOR-it sipas nevojës.

Mandati i KFOR-it në OKB është i qartë dhe nuk përfshin zbatimin e ligjit. Kjo mbetet një prerogativë ekskluzive e Policisë së Kosovës”.

Ndërkaq, ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty, është shprehur i kënaqur që forcat e Mbretërisë së Bashkuar do t’i bashkëngjitën KFOR-it në Kosovë.

Ministri britanik Docherty ka thënë se kjo demonstron përkushtimin e tyre ndaj NATO-s dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka thënë se rruga e vetme drejt paqes në Kosovë është përmes paqes.

“Ne kërkojmë qetësi dhe de-përshkallëzim nga të gjitha anët. E vetmja rrugë e qëndrueshme drejt paqes në Kosovë është përmes dialogut”, ka shkruar ministri britanik për Çështje Evropiane, Leo Docherty në platformën “X”./RTVD/

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara