www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Spanjë/ Zjarr në një klub nate, të paktën 9 të vdekur

Posted on October 1, 2023October 1, 2023 by User User1

Së paku 9 njerëz kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate në Murcia në juglindje të Spanjës, njoftoi kryetari i këtij qyteti, Jose Ballesta.

Ai shtoi se ekipet e shpëtimi janë ende duke kërkuar njerëz të zhdukur pas shpërthimit të zjarrit.

Zjarri nisi në orët e hershme të së dielës në klubin e natës Teatre në Atalayas, në periferi të qytetit, njoftoi shërbimi emergjent në rrjetin social X.

Në pamjet e publikuara nga shërbimi emergjent shfaqën zjarrfikësit duke tentuar ta shuajnë zjarrin brenda klubit të natës. Zjarri e ka shkatërruar një pjesë të kulmit.

“Numri i të vdekurve brenda klubit të natës në Atalayas ka arritur në nëntë”, tha Jose Ballesta.

“Ndihemi të shkatërruar”, tha ai për televizionin spanjoll 24h, duke shtuar se ekipet e shpëtimit po i kërkojnë ende personat e raportuar si të zhdukur.

Ai tha se zjarri ishte ndezur rreth orës 6:00 të dielën dhe se zjarri është vënë nën kontroll tani.

Ballesta theksoi se nuk dihet shkaktari i zjarrit dhe se ekipet po punojnë për ta kuptuar këtë.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara