www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Posted on October 1, 2023October 1, 2023 by User User1

Prej sot, qytetarët dhe bizneset në Maqedoninë e Veriut do të paguajnë mesatarisht 1/3 më pak nga çmimi që paguajnë tani për roaming, ndërsa udhëtojnë në vendet e Europës.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, përcjell INA.

Sipas tij, uljet e çmimeve për roaming vlejnë edhe për qytetarët e diasporës e ata europianë, kur do të qëndrojnë në Maqedoninë e Veriut.

38 operatorë të telekomunikacionit nga BE dhe Ballkani Perëndimor, vitin e kaluar në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, nënshkruan një deklaratë konformiteti, për zvogëlim të ndjeshëm hendekun midis tarifave të roaming-ut dhe çmimeve të brendshme midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit.

Kjo nismë do ta zvogëlojë hendekun midis roaming-ut dhe çmimeve të brendshme ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nëkohësisht, ulja e çmimeve për të dhëna me roaming, do të kontribuojë në nxitjen e zhvillimit të biznesit, turizmit dhe forcimin e lidhjeve midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Lajmet e fundit…

  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara