www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tagarev: Bashkëpunimi në mbrojtje mes RMV-së dhe Bullgarisë është shumë i rëndësishëm

Posted on September 30, 2023September 30, 2023 by User User1

Bashkëpunimi në mbrojtje mund të jetë shembull pozitiv se si zhvillohen marrëdhëniet mes dy shteteve, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në takimin me homologun e saj bullgar Todor Tagarev, në prag të takimit në Novo Sellë me kontingjentin nga Maqedonia e Veriut në forcat shumëkombëshe të NATO-s në Bullgari.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, ministrja Petrovska ka biseduar me ministrin e mbrojtjes së Bullgarisë, Todor Tagarev, pas çka ka theksuar se bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është jashtëzakonisht domethënës dhe se është në nivelin që i ka hije dy vendeve aleate në NATO.

Sot, së bashku me homologun tim Tagarev, do të vizitojmë forcat tona shumëkombëshe që janë të stacionuara këtu në Bullgari dhe janë pjesë e pranisë së përforcuar të Aleancës së NATO-s në të gjithë territorin e saj. Jam i kënaqur që vitin e kaluar pata rastin të vizitoj zyrtarisht Bullgarinë për herë të parë, por edhe tani gjatë vizitës sime do të konstatoj se bashkëpunimi në mbrojtje mes dy vendeve është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe po zhvillohet ashtu siç i ka hije dy vendeve që janë anëtarë të aleancës së NATO-s”, tha Petrovska.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara