www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Parfumet kanë afat përdorimi: Si ta ruani më gjatë aromën tuaj të preferuar

Posted on September 30, 2023September 30, 2023 by User User1

Ndoshta secili prej jush ka një shishe parfumi të preferuar që e përdor vetëm për raste të veçanta dhe përpiqet që të zgjasë sa më shumë që të jetë e mundur, kështu që e ruani në një vend të veçantë dhe nuk jeni shpërdorues, megjithatë nuk mund t’ia zgjatni kohën e përdorimit në atë mënyrë.

Kohëzgjatja e validitetit të parfumit është rreth dy vjet (varësisht nga lloji) dhe kini parasysh që pas hapjes së shishes, jetëgjatësia e tij zvogëlohet dhe oksidohet.

Nëse e mbani parfumin në një vend të ndritshëm dhe të ngrohtë, ekspertët thonë se procesi i oksidimit do të përshpejtohet. Kjo është arsyeja pse nuk është ide e keqe ta mbani çdo parfum në kutinë e tij origjinale ose në një dollap larg rrezeve të diellit.

Afati i ruajtjes së parfumit varet gjithashtu nga temperatura në të cilën e ruani. Ka edhe nga ata admirues të pasionuar që për ta zgjatur jetëgjatësinë e aromës së tyre të preferuar, i mbajnë parfumet në frigorifer.

Mënyra më e mirë për ta kontrolluar nëse një parfumi i ka skaduar koha e përdorimit, është ta spërkatni në një copë letër dhe të shihni nëse ka erë të njëjtë si më parë. Nëse mbani një parfum të pahapur në koleksionin tuaj të parfumeve, mos u shqetësoni, validiteti është shumë më i gjatë në atë rast. Por, pas hapjes së shishes, bëni kujdes, sepse nuk preferohet ta përdorni për më shumë se dy vjet.

Mos e mbani kurrë parfumin në banjë pranë burimeve të ujit ose nxehtësisë. Mbajeni në një dollap, në një vend të freskët dhe të errët. Molekulat e parfumit do të zgjasin më shumë, dhe për këtë arsye parfumi juaj do të jetë me cilësi më të lartë. 

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara