www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

MASH: Nga dita e hënë fillon pagesa e mjeteve për subvencionimin e racionit për studentë

Posted on September 30, 2023September 30, 2023 by User User1

Me fillimin e vitit të ri akademik 2023-2024 të hënën, studentët të cilët kanë plotësuar kushtet konform Thirrjes Publike fillojnë të shfrytëzojnë të drejtën për subvencionimin e racionit për studentë.

Me shumën e shtuar prej 140 denarë, e cila do të paguhet në baza ditore, studentët do të mund të blejnë në markete, restorante, furra dhe persona të tjerë juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime.

Mjetet mund të përdoren ekskluzivisht përmes kartelës së dedikuar të pagesës të lëshuar nga Banka Shparkase, partnere në zbatimin e kësaj mase me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka lidhur marrëveshje jofinanciare.

Shuma ditore përdoret nga e hëna në të shtunën ndërsa nuk është paraparë të paguhet gjatë pushimeve verore nga 1 korriku deri më 1 tetor.

Ndryshimet në zgjidhjen ligjore që u iniciuan dhe u bënë gjatë muajit prill, së bashku me organizatat studentore, tejkalojnë të gjitha sfidat që kanë ekzistuar në të kaluarën, mundësojnë shpërndarjen dhe përdorimin e drejtë të mjeteve për qëllimin për të cilat në fakt shteti i parashikon ato.

MASH -i rikujton se mundësia për ushtrimin e të drejtës së subvencionimit të racionit për studentë të cilët deri më tani për arsye të ndryshme nuk e kanë ushtruar këtë të drejtë, se mbetet e hapur çdo muaj vijues gjegjësisht nga data 1 deri në datën 7 të çdo muaji kurse aplikimi bëhet përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk.

Lajmet e fundit…

  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro
  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara