www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Greqi/ 35-vjeçarja shqiptare bie pre e mashtrimit, i marrin rreth 9 mijë euro nga llogaria bankare

Posted on September 30, 2023September 30, 2023 by User User1

Një 35-vjeçare shqiptare ka rënë pre e një grabitjeje prej 8968 eurosh nga llogaria e saj. Shqiptarja, e cila jeton në Rodos prej disa vitesh, ra pre e një mashtrimi nga një i panjohur, i cili e telefonoi nga një celular me numër grek.

Pasi ka bërë denoncimin e saj në polici, ajo ka treguar se autori i telefonoi të hënën e kaluar, dhe i është prezantuar si kontabilist. Ai e ka bindur 35-vjeçaren shqiptare se i takonte kompensim, por për pagesën duhet të ndiqte një procedurë të cilën do ta drejtonte ai, raporton Protothema.

Duke mos dyshuar se kishte të bënte me një mashtrues, 35-vjeçarja ndoqi udhëzimet e tij dhe pa dashur i dha akses në llogarinë e saj bankare. Më vonë shqiptarja zbuloi se tre transferta të shumave prej 2998, 2990 dhe 2980 euro i kishte bërë në të njëjtin numër llogarie në një bankë tjetër. Policia ka nisur hetimet me qëllim identifikimin e personave të cilëve i kanë kaluar paratë në llogaritë bankare, si dhe për kontabilistin që mashtroi shqiptaren.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara