www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nga e hëna fillojnë punët ndërtimore në pikën pagesore Gllumovë

Posted on September 29, 2023September 29, 2023 by User User1

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore sot informon se nga e hëna do të fillojnë punimet ndërtimore dhe instaluese të pikës pagesore Gllumovë. Punimet ndërtimore dhe rikonstruktimi,  është paraparë të përfundojnë në një afat prej gjashtë muajve.

Gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore, siç është paralajmëruar, pika pagesore Gllumovë do të jetë në funksion të pjesshëm dhe qarkullimi do të zhvillohet me regjim kohor të aprovuar nga MPB-ja dhe  Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore apelojnë për pjesëmarrje të përgjegjshme në komunikacion dhe respektim të regjimit kohor.

Ndryshe, përkujtojnë nga Rrugët Shtetërore, rikonstruktimi investohet përmes një huaje nga BERZH-i në vlerë prej 948.261.21 euro. Kontraktor i punimeve është konzorciumi Aselsan Zhikol, ndërsa mbikëqyrje është Instituti për Rrugë, SHPKNJP. Në fund të tetorit do të fillojë edhe rikonstruktimi i pikës  pagesore Zhelinë.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara