www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mot me diell me vranësira mesatare, në Shkup me erë të lehtë deri në mesatare

Posted on September 29, 2023September 29, 2023 by User User1

Moti sot do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga veriu. Pasdite në pjesët jugperëndimore do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje lokale shiu dhe me bubullima të rralla. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 22 deri në 30 gradë.

Në Shkup, mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 13 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29 gradë.

Në ditët në vijim, siç informon DPHM, vijon periudha e motit stabil me vranësira mesatare. Të dielën dhe të hënën do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në suaza të mesatares për këtë periudhë të vitit. 

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara