www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Xhaferi në Dablin në Konferencën evropiane të kryetarëve të parlamenteve të Këshillit të Evropës

Posted on September 28, 2023September 28, 2023 by User User1

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot dhe nesër do të marrë pjesë në Konferencën evropiane të kryetarëve të Parlamenteve të Këshillit të Evropës, e cila do të mbahet në Dablin, Republika e Irlandës. Në përbërje të delegacionit është edhe deputeti Nikolla Micevski dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova.

Fokusi i Konferencës, siç informuan nga shërbimi i Kuvendit për shtyp, është në tre tema: Pasojat nga ushtria agresore ruse kundër Ukrainës dhe roli i parlamenteve nacionale në rikonstruimin e eUkrainës; Sfidat për demokracinë përfaqësuese në kohë jostabile dhe Barazi dhe llojllojshmëri në përfaqësimin publik – pjesëmarrja e të rinjve, grave dhe grupeve etnike dhe sociale si deputetë.

Kryetari i Kuvendit do të flasë në temën: “Pasojat nga lufta agresive ruse kundër Ukrainës dhe roli i parlamenteve nacionale në ropërtëritjen e Ukrainës”, ndërsa në margjina të Konferencës do të realizojë takime bilaterale me disa nga homologët e tij.

Konferenca e parë e folësve evropianë u mbajt në vitin 1975 dhe mbahet në çdo dy vite, në mënyrë alternative në Strasburg dhe në kryeqytetin e një vendi-anëtar të Këshillit të Evropës. Në samitin parlamentar nën patronatin e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës pritet të takohen rreth 350 pjesëmarrës. Para fillimit zyrtar të Konferencës, kryetaret e Parlamenteve do të mbajnë mëngjes pune, do të mbahet edhe debati me temë “Fjalori urrejtës dhe kërcënimet me dhunë ndaj prëfaqësuesve të zgjehdur” si dhe takim i sekretarëve të përgjithshëm të parlamenteve-pjesëmarrëse. 

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara