www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Përpara politikës Zelensky ishte komedian, por a e dini se me çfarë janë marrë liderët e tjerë botërorë?

Posted on September 28, 2023September 28, 2023 by User User1

Opinioni në shkurt të vitit të kaluar u befasua kur mësoi se udhëheqësi i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ishte një komedian dhe aktor funksionit të tij si president.

Por shumë politikanë kishin profesione interesante përpara se të bëheshin udhëheqës të vendeve të tyre, transmeton Telegrafi.

Në profilin World of Statistics në X është publikuar lista e “World leader were once”, ku kanë zbuluar se çfarë kanë punuar liderët botërorë në rininë e tyre.

Shumë njerëz e dinë se Volodymyr Zelensky njihet edhe si komedian në Ukrainë, por nuk është hera e parë që presidenti i një vendi është komedian. Gjegjësisht, Jimmy Morales, presidenti i Guatemalës nga viti 2016 deri në vitin 2020, ishte gjithashtu një komedian.

Ish-kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borisov, mban rripin e zi në karate dhe ka punuar edhe si truprojë. Kryeministri kanadez Justin Trudeau, i cili punonte si pjesëtarë sigurimi në një klub nate, presidenti i Gambisë, Adam Barrow, gjithashtu punonte si roje sigurie dhe Papa Françesku.

Disa nga punët e para të presidentëve amerikanë mund t’ju habisin. Donald Trump mblodhi shishe, Barack Obama shiste akullore dhe Joe Biden ishte një punëtor mirëmbajtjeje.

Presidenti rus Vladimir Putin kishte një karrierë si agjent sekret në KGB dhe është interesant fakti se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shiste limonadë dhe gjevrek para studimeve. Kolegu i tij rus Dmitry Medvedev punonte si pastrues rruge.

Në listë ishin edhe politikanë nga rajoni, ish-presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, për të cilin thuhej se ishte kompozitor. Megjithatë, Josipoviq mund të mburret edhe si avokat. Kryeministri shqiptar Edi Rama njihet për talentin e tij në pikturë.

Kryeministri pakistanez Imran Khan ishte një lojtar kriketi dhe Johanna Sigurdardottir, ish-kryeministre e Islandës, punonte si stjuardesë.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara