www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

LSDM nuk lejon që të amnistohen të dënuarit për rastin “Monstra”

Posted on September 28, 2023 by User User1

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot nga foltorja e Kuvendit tha se grupi parlamentar i LSDM-së do të paraqesë amendament nëse shtrohet mundësia që me propozimligjin e ri për amnisti të përfshihen edhe personat e dënuar për vrasjen në Liqenin e Smilkovës apo siç njihet në opoinion, rasti “Monstra”.

“Posa të hyjë ligji në procedurë parlamentare, nëse do të ketë raste siç i përmendni ju, grupi parlamentar i LSDM-së do të paraqesë një amendament me të cilin do të përjashtohen nga mundësia për amnisti”, tha Kovaçevski.

Ligji i propozuar nga Ministria e Drejtësisë ka ngritur shumë debat në opinion. Arsyetimi i propozuesit është se në burgjet e vendit ka mbipopullim, ndërsa kushtet janë jonjerëzore. Për këtë arsye, duhet të lirohen të burgosurit e veprave më të lehta.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara