www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

SHBA paralajmëron se Evropa kërcënohet edhe nga fentanili, një drogë 50 herë më e fortë se heroina

Posted on September 27, 2023September 27, 2023 by User User1

SHBA paralajmëron se Evropa kërcënohet edhe nga fentanili, një drogë 50 herë më e fortë se heroina.

Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për një rritje të papritur të drogës sintetike fentanil, tha Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson për Politico.

Është një reagim ndaj paralajmërimit të kreut të diplomacisë amerikane, Antony Blinken, se Evropa ose nuk ka zbuluar ende një problem me drogat sintetike ose do ta zbulojë së shpejti.

Fentanil është një drogë sintetike që vlerësohet të jetë 50 herë më e fortë se heroina, dhe është përgjegjëse për vdekjen e dhjetëra mijëra amerikanëve që vdesin nga mbidoza çdo vit.

Në një ngjarje të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi kërcënimet për shëndetin dhe sigurinë e drogave sintetike, presidenti amerikan Joe Biden u bëri thirrje aleatëve që t’i marrin seriozisht kërcënimet e paraqitura nga fentanili, tregoi Johansson.

“Është një problem që keni, thjesht nuk e dini ende, ose është një problem që do ta keni së shpejti”, i tha Blinken komisioneres Johansson kur diskutonte për drogat sintetike.

Shtetet e Bashkuara përpiqen të paralajmërojnë aleatët e tyre paraprakisht “në mënyrë që të tjerët të mos kenë të njëjtin problem që kanë”, tha Johansson për Politico.

Ajo shtoi se fentanili dhe drogat e tjera sintetike aktualisht nuk përfaqësojnë rrezikun kryesor për Bashkimin Evropian, duke qenë se kanabisi është droga më e njohur në kontinent dhe kokaina është ajo që konsumi i saj po rritet më shumë.

“Megjithatë, krahasuar me SHBA-në, ku drogat sintetike kontrabandohen nga vende si Meksika, Evropa ka kapacitete laboratorike për prodhimin e drogave sintetike, të cilat shumë lehtë mund të shkaktojnë krizë”, thekson Johansson.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara